Arrestohet një 22-vjeçar në Shkup

Shkupi

Arrestohet një 22-vjeçar në Shkup

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se dje kanë arrestuar një 22-vjeçar i cili kërkohej për vuajtjen me dënimin me burg.

“Dje në ora 22:00 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar E.D.(22) nga Shkupi.

Për të është lëshuar një vendim gjykate për vuajtjen e dënimit me dy vjet e gjashtë muaj burg.

Ai do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat