Një 21 vjeçare përdhunohet në Shkup

Shkupi

Një 21 vjeçare përdhunohet në Shkup

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 21 vjeçarja nga Shkupi ka denoncuar se është përdhunuar ka shoku i ish të dashurit të saj.

Ajo, sipas njoftimit të policisë, në polici ka thënë se incidenti ka ndodhur në lagjen e Shkupit në Kisella Voda.

“Më 03.12.2021 në ora 18:00, K.N (21) nga Shkupi ka denoncuar se në Kisella Vodë është përdhunuar nga D.Gj i cili ka qenë shoku i ish të dashurit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB theksojnë se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat