Gjobiten 198 shoferë në territorin e SPB Tetovë

Shkupi

Gjobiten 198 shoferë në territorin e SPB Tetovë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së sotme nga ora 08:00 deri në ora 14:00 në territorin e SPB Tetovë është zbatuar aksion kontrollues për dënimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë.

Gjatë aksionit, siç thuhet në njoftimin e policisë, janë dënuar 198 shoferë, ndërsa prej tyre 66 kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe shtatë automjete tjera kanë tejkaluar me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Sipas raportit, 47 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 151 të tjerë në autostradë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat