MPB: Gjobiten mbi 200 vozitës në Shkup

Shkupi

MPB: Gjobiten mbi 200 vozitës në Shkup

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 207 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 40 për tejkalim të shpejtësisë.

 41 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe gjoba për tejkalim të parregullt, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 5 të tjera për vozitës fillestar.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat