Bashkia e Shkupit: Gjobë prej 88 mijë eurove për hedhjen ilegale të mbeturinave

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Gjobë prej 88 mijë eurove për hedhjen ilegale të mbeturinave

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit njofton se Inspektorati për Mjedisin Jetësor në Bashkinë e Shkupit, në suaza të angazhimeve të reja të Bashkisë së Shkupit për rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjet inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve, në procesin e kontrolleve të përforcuara për hedhjen e mbeturinave në Vardarishte ka shqiptuar urdhëresë kundërvajtëse dhe gjobë prej 88 mijë eurosh.

Sipas raportit të Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit, personat e kapur në flagrancë dhe kanë hedhur mbeturina në mënyrë ilegale, duke e ndotur në këtë mënyrë mjedisin jetësor dhe kanë rrezikuar sigurinë mbi shëndetin e qytetarëve, gjë që është në kundërshtim me nenin 37 të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave.

“Duhet të ketë zgjidhje sistematike dhe secili duhet t’i respektojë ligjet të cilat do të zbatohen pa selekti”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shprehen se Bashkia e Shkupit nuk do të tolerojë asnjë person fizik apo juridik që ndot mjedisin, ndërsa me këtë ndikon në ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave dhe me vetëdije e rrezikon shëndetin dhe jetën e shkupjanëve, dhe çdo shkelje do të sanksionohet përkatësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat