Shpërthen zjarr afër stacionit të trenave në Shkup

Shkupi

Shpërthen zjarr afër stacionit të trenave në Shkup

Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Zjarri ka kapluar një ndërtesë të vjetër banimi në rrugën “Gjuro Gjunovikj” në Shkup, respektivisht afër stacionit të trenit në Shkup. Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërkohë ende nuk është bërë e ditur nëse ka të plagosur ose viktima nga flakët që kapluan objektin.

Po intervenohet me tre automjete dhe 10 zjarrfikës.

Banorët e zonës thonë se objekti tash e një kohë të gjatë nuk ka qenë i banuar dhe se ka mundësi që zjarri të jetë shkaktuar nga persona të pastrehë të cilët e shfrytëzojnë objektin e braktisur.

Ndryshe, zjarrfikësit thonë se në të njëjtën kohë ka tre raportime për zjarre dhe se po intervenojnë në të gjitha lokacionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat