154 shoferë të gjobitur, 40 për vozitje të shpejtë

Shkupi

154 shoferë të gjobitur, 40 për vozitje të shpejtë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 09:48
Ilustrim

Ministria e Brendshme të Brendshme informon se dje (24.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 40 sanksione për drejtim të autmjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.

“Janë shqiptuar tri gjoba për përdorimin e celularit, katër masa për kalim sinjalistik të mbyllur – në semafor të kuq, 12 sanksione për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat