Arsovska: Jemi duke ndaluar zjarrin që mos shpërndahet nëpër ndërtesa

Shkupi

Arsovska: Jemi duke ndaluar zjarrin që mos shpërndahet nëpër ndërtesa

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:59
Danella Arsovska

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska ka folur për gazetarët në vendin e ngjarjes nga zjarri në Shkup, në afërsi të fabrikës Treska.

“Ekipet janë këtu për të shuar zjarrin dhe jemi duke tentuar që të parandalojmë shpërndarjen e zjarrit në drejtim të ndërtesave dhe shtëpive. Apeloj që qytetarët të ruajnë qetësinë”

Përndryshe, sot në mesditë shpërtheu një zjarr i madh në lagjen “Taftalixhe” në Shkup në afërsi të fabrikës së vjetër “Treska”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat