Arrestohen dy persona për vjedhje në Shkup

Shkupi

Arrestohen dy persona për vjedhje në Shkup

Më: 25 prill 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë të Stacionit Policor Qendër i kanë privuar nga liria SH.L. (20) dhe një të mitur, të dy nga Shkupi.

“Ata janë pikasur gjatë kryerjes së “vjedhjes së rëndë” në objekt afarist në rr.”Maqedonia” në Shkup. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat janë arrestuar në stacion policor.

Dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 236 të Kodit Penal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat