Dhuratë librash pēr Stubllën nga ITSHKSH

Shkupi

Dhuratë librash pēr Stubllën nga ITSHKSH

Më: 25 prill 2022 Në ora: 16:18
Skender Asani me përfaqësuesit e biblotekës

Shkup, 25 prill - Në Ditën ndërkombëtare të librit ITSHKSH i dhuroi disa tituj librash  Muzeut së Shkollës së parë shqipe të Kosovës në Stubëll.

Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, u shpreh se përhapja e librit duhet të jetë mision i çdo institucioni dhe i çdo intelektuali.

Ai konsideron se kjo dhuratë modeste me libra do t’i japë shansë kulturës së leximit që të jetë pjesë e formimit tonë të përgjithshëm.

Ndërkaq poeti dhe përfaqësuesi i kësaj Bibliotekse, Sarë Gjergji,faleminderimin e tij e shoqëroi me një apel drejtuar edhe botuesve të tjerë që të ndjekin shembullin e ITSHKSH-së, sepse vetëm duke e zgjeruar rrethin e lexuesve libri mund t’iu mbijetojë sfidave që po vinë nga teknologjia digjitale, tha ai.

Image
Skender Asani
Image
Besnik Rameti
Image
Skender Asani me përfaqësuesin e biblotekës
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat