Shkup: Nxirret nga ujrat e lumit Vardar një 55 vjeçar

Shkupi

Shkup: Nxirret nga ujrat e lumit Vardar një 55 vjeçar

Më: 24 maj 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Më datë 23 Maj 2022 në ora 15:18, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar për një trup në ujrat e lumit Vardar, konkretisht në pjesën  ndërmjet objektit të Radio Televizionit të Maqedonisë dhe Urës Hekurudhore.

Pas raportimit, nga ujërat e lumit Vardar në Shkup është nxjerrë personi me inicialet K.V. (55 vjeçar) nga Shkupi i cili ka qenë në gjendje të jep sinjale jete dhe i njëjti është transferuar në Spitalin “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Nga MPB thonë se po punojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat