Protesta para Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, lëndohet një polic

Shkupi

Protesta para Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, lëndohet një polic

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:06
Protesta në Maqedoni

Një polic është lënduar nga protestuesit të cilët po protestojnë para Parlamentit të Maqedonisë së Veriut kundër propozimit francez.

Po ashtu protestuesit po vazhdojnë të gjuajnë me mjete të forta dhe gjithashtu me mjete piroteknike, derisa kanë thyer edhe barrikadat.

Për disa momente protestuesit janë futur edhe në oborrin e Parlamentit prej ku janë larguar nga Njësiti Special i policisë.

Turma është shpërndarë në parkun përballë, megjithëse herë pas here vërehen lëvizje dhe tentativa në drejtim të kordonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat