E rëndë/ Gjendet i pajetë një i ri në banesë

Shkupi

E rëndë/ Gjendet i pajetë një i ri në banesë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një të riu nga Shkupi është gjetur në një banesë në Shkup, njofton MPB.

“Me datë 27.07.2022 në ora 12:00 në SPB Shkup është raportuar se G.A. (22) nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku i emergjencës, ndërsa në vendin e ngjarjes hetime kanë kryer policia nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat