​Një stuhi e fortë në Shkup përmbyti rrugët dhe theu pemë

Shkupi

​Një stuhi e fortë në Shkup përmbyti rrugët dhe theu pemë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Një stuhi e fortë me reshje shiu, breshër, bubullima dhe erë ka goditur sot pasdite Shkupin.

Kjo ka shkaktuar vërshime të rrugëve, nënkalimeve, shtëpive dhe oborreve.

Siç raportojnë mediat lokale, në disa pjesë të qytetit ka pemë të thyera, degë dhe çati të dëmtuara, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe breshrit vështirësojnë lëvizjen nëpër rrugët, rrugët e të cilave janë nën ujë.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKM) e Maqedonisë së Veriut njoftoi se janë prekur edhe disa vende në brendësi, Shtip, Veles, Demir Hisar, Sveti Nikolla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat