Këtë fundjavë spërkatje kundër mushkonjave për të nëntën herë në Shkup

Shkupi

Këtë fundjavë spërkatje kundër mushkonjave për të nëntën herë në Shkup

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë, në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave.

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se:

1. Dezinsketimi nga ajri në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 03.09.2022 (e shtunë), në orët e para të mëngjesit.

2. Dezinsketimi nga toka në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 03.09.2022 (e shtunë), gjatë ditës.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat