E rëndë, vetëvritet një nxënës në Shkup

Shkupi

E rëndë, vetëvritet një nxënës në Shkup

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Është vetëvrarë një nxënës nga gjimnazi “Korçagin” në Shkup, ka shkruar në Facebook Mimoza Ristova, profesoreshë nga Instituti i Fizikës, duke u bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa dhe t’i ndihmojnë nxënësit, disa prej të cilëve po përballen me trauma psikologjike.

Ristova shkruan se gjimnazisti pasi ka marrë notat e ka dënuar veten.

“Të organizohen trajnime për mësuesit që të mësojnë se si të sillen me adoleshentët, depresioni i të cilëve është rritur në një përqindje të madhe për shkak të pandemisë Covid”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ristovas.

Profesoresha njofton se varrimi u bë sot dhe se “ai tregoi konkretisht pse u vetëvra në momentin e vetëvrasjes, menjëherë pas marrjes së dëftesës”.

Ajo shton se ky lajm i trishtë le të vërë në lëvizje mekanizmat, nëse ekziston shteti në vend të barutit të qelbur mafioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat