Katër ditët e ardhshme në Shkup do të ketë kufizime në komunikacion

Shkupi

Katër ditët e ardhshme në Shkup do të ketë kufizime në komunikacion

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime në komunikacion për katër ditët e ardhshme në Shkup pasi dy presidentë do të vizitojnë vendin.

“Për këto arsye, Njësia  për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit. MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë”, sqaroi Policia.

Të martën dhe mërkurën vendin tonë do ta vizitojë presidentja sllovake, Zuzana Caputova, ndërsa të enjten dhe të premten presidenti Italian Serxho Matarella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat