Arrestohen dy persona në Shkup

Shkupi

Arrestohen dy persona në Shkup

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se më datë 07.10.2022 në ora 01.05 në bulevardin VMRO në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësiti për Punë të Brendshme Karposh dhe Njësiti për Punë të Brendshme Qendër-Bit Pazari kanë privuar nga liria personin me iniciale S.M.(42) dhe V.T.(24), të dy nga Shkupi.

Ata dyshohet se më datë 06.10.2022 rreth orës 23:00, kanë sulmuar fizikisht A.C.(36) nga Prilepi në Blv.Goce Dellçev dhe e kanë kërcënuar se do t’ia marrin celularin.

Personave në fjalë iu është kapur telefoni dhe më pas janë arrestuar ku pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat