Vdes punonjësja e Teatrit Shqiptar në Shkup

Shkupi

Vdes punonjësja e Teatrit Shqiptar në Shkup

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:18
Nora Pitarka

Teatri Shqiptar në Shkup sot ka njoftuar se ka ndërruar jetë grimerja Nora Pitarka.

“Të pikëlluar edhe për një humbje të hershme dhe tronditëse, informojmë kolegët dhe miqtë tanë se sot u nda nga jeta Nora Pitarka, grimierja e Teatrit tonë.

Emri dhe vepra e saj qëndrojnë në të gjitha projektet e dy dekadave të fundit.

Do të ngelet gjatë në kujtimet tona për çastet e shumta profesionale dhe miqësore të kaluara bashkë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat