Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Shkup

Shkupi

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Shkup

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë dhe ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një 19-vjeçari nga Shtipi i dyshuar për vjedhje të rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 3 të Kodit Penal.

Më 16 shkurt, në afërsi të “Tregut të Gjelbër” në Shkup, i dyshuari nga gruaja e lënduar në mënyrë të pacipë ka marrë një zinxhir floriri në vlerë prej rreth 20.000 denarë.

Ai e ka vërejtur viktimën, i është afruar nga përpara dhe e ka kapur me dorë dhe ia ka shkëputur gjerdanin që ajo mbante në qafë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Paraburgimi propozohet duke pasur parasysh mundësinë që i dyshuari të arratiset. Prokurori publik vlerësoi edhe faktin se i dyshuari paraprakisht ka qenë i dënuar, ka vuajtur dënimin me burgim deri më 06.01.2023, pas së cilës brenda një kohe të shkurtër ka kryer vepra të reja, për të cilat procedurat tjera janë në vazhdim pas kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore Publike Zyra Shkup”, thuhet nga Prokuroria Piblike e Republikës së Maqedonisë së Veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat