Shqiptohen 248 masa në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 248 masa në Shkup

Më: 3 mars 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup gjatë ditës së djeshme (03.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 248 masa.

“Janë shqiptuar 58 masa për tejkalim të shpejtësisë.

10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë vendosur 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 10 masa për kalim në semaforë me sinjal të kuq”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat