Filloi marshi për të drejtat e grave në Shkup

Shkupi

Filloi marshi për të drejtat e grave në Shkup

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:40
Marshi për të drejtat e grave në Shkup

Me mesazhet “Nuk duam tigan, duam të drejta”, “Sot marsh, nesër grevë” dhe “Shteti që nuk vepron është shtet që vret”, nisi sot pasdite marshi për të drejtat e gruas në “Sheshin Filipi i Dytë” në Shkup, i cili mbahet në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit.

Mbrojtja, siguria, drejtësia sociale dhe shëndetësore, si dhe siguria ekonomike për gratë, janë disa nga kërkesat e bëra nga marshi.

“Të jesh grua në Maqedoni do të thotë të zgjohesh çdo mëngjes me frikë dhe të pyesësh nëse do ta mbijetojmë atë ditë. Në vitin 2023, gratë dhe vajzat në vend janë të shqetësuara nga çështje që tregojnë pasqyrën reale të pabarazisë gjinore në vend”, tha Ana Avramoska-Nushkova, koordinatore e projektit në Rrjetin Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Marshi duhet të përfundojë në parkun “Gruaja Luftëtare”, para Kuvendit, ku të pranishmit do të përsërisin kërkesat e tyre para institucioneve kompetente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat