Prokuroria kërkon paraburgim për 5 dilerët e drogës në Shkup

Shkupi

Prokuroria kërkon paraburgim për 5 dilerët e drogës në Shkup

Më: 17 mars 2023 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Prokuroria Publike e Shkupit ngriti procedura hetimore kundër 5 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale prodhim dhe shitje të drogave narkotike.

Në periudhën nga fundi i jasnarit deri në mars, të dyshuarit janë katër burra dhe një grua, kanë bërë veprime të kundërligjshme duke e ripërsëritur”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se janë siguruar dëshmi ku dëshmohet se të dyshuarit gjatë kësaj periudhe kanë shitur dhe prodhuar amfetaminë.

Krahas akuzës për drogë, një i dyshuar akuzohet për mbajtje pa leje të armëve.

Prokurori Publik te gjykatësi në procedurë paraprake propozoi caktimin e masës së paraburgmit për të dyshiarit për shkak se ka vlerësuar se ka rrezik që të arratisen ose ta përsërisin veprën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat