Baerbock në Shkup: Nëse doni që mos të ikë e gjithë rinia, sillni Evropën këtu

Shkupi

Baerbock në Shkup: Nëse doni që mos të ikë e gjithë rinia, sillni Evropën këtu

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:01
Annalena Baerbock

“Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë duhet ta sillni Evropën këtu dhe kjo mund të bëhet me anëtarësimin në BE”.

Këtë e tha sot ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Shkup. Ajo tha se personalisht ka respektin dhe mirënjohjen për kompromiset që ka bërë Maqedonia e Veriut për të trasuar rrugën për anëtarësim në BE.

“Tani kur bëhet fjalë zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje, kur me të vërtetë duhet të ndryshohet Kushtetuta, atëherë mundem vetëm të iu inkurajojë, dhe jo vetëm si përfaqësuese e qeverisë. Drejtohem deri tek të gjithë partitë demokratike, deri tek të gjithë pjesëmarrësit. Shfrytëzoni të gjitha mjetet në dispozicion që procesi të vijon muajve në vijim”.

“Ne si Bashkim Evropian kemi thënë se fillimisht duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese e më pas të mund të fillojnë negociatat, të hapen klasterët që Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi mes tjerash Baerbock.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat