Arrestohet një grabitës i mitur në Shkup

Shkupi

Arrestohet një grabitës i mitur në Shkup

Më: 5 maj 2023 Në ora: 10:50
Policia

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë kanë arrestuar një adoleshent nga Komuna e Ilindenit.

Sipas policisë, ai dyshohet se më 30.04.2023 ka kryer veprën penale “grabitje” në bastore sportive në fshatin Petrovec të Shkupit, ku i ka marrë paratë punonjësit duke e kërcënuar.

“Në bisedë informative në praninë e prindërit, ai ka pranuar veprën dhe i janë gjetur një pjesë e sendeve që lidhen me krimin”, thuhet në raportin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat