Arsovska: Nuk është e vërtetë se Qyteti i Shkupit përballet me falimentim

Shkupi

Arsovska: Nuk është e vërtetë se Qyteti i Shkupit përballet me falimentim

Më: 15 maj 2023 Në ora: 21:30
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska i hodhi si të pavërteta informacionet se Qyteti po përballet me falimentim.

“Ditët e fundit publiku spekulon me një fjalë falimentim… Duhet ditur se çfarë do të thotë kjo fjalë para se ta shprehë. Dhe qyteti nuk ka qenë kurrë më i konsoliduar. Ne i kemi shlyer të gjitha borxhet që ishin rreth 100 milionë euro”, tha Arsovska

Kryetarja Arsovska ka sqaruar sonte për “TV21” për bllokimin e xhirollogarisë së Qytetit të Shkupit.

Ajo njoftoi se bllokimi ka ardhur nga menaxhimi i mëparshëm.

“Është e habitshme mosmarrëveshja që po zhvillohet për panairin e Shkupit. Ata e dinin nga menaxhmenti i mëparshëm se mosmarrëveshja ishte e humbur paraprakisht dhe e shtynë me vite, pavarësisht borxhit bazë, ka 500 mijë euro kamatë. Dhe autoritetet ligj-zbatuese duhet të merren me këtë.

Unë jam e sigurt për atë që po bëj dhe ata që dalin në televizion dhe përpiqen të jenë shpëtimtarë, duhet të dalin dhe të thonë se si u larguan nga qyteti. Ky mosmarrëveshje është nga më parë”, tha Arsovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat