Nga sot fillon dezinsektimi në Qytetin e Shkupit

Shkupi

Nga sot fillon dezinsektimi në Qytetin e Shkupit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nga data 23 deri më 26.05.2023 (nga e marta deri të premten) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 15:00 të ditës së nesërme do të kryejë dezinsektim tokësor të zonës së qyteti i Shkupit kundër mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet në të njëjtën kohë ditën e parë pasuese kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme.

Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme.

Sipas tyre, bletarët duhet të marrin masat për mbrojtjen në kohë të bletëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat