154 gjoba në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

Shkupi

154 gjoba në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 10:23
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 21 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për vozitje pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Tri gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 për drejtim të paligjshëm, katër sanksione për kalim në semafor të kuq. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat