205 shoferë të gjobitur në Shkup, 55 për vozitje të shpejtë

Shkupi

205 shoferë të gjobitur në Shkup, 55 për vozitje të shpejtë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:05
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 205 gjoba, nga të cilat 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 për vozitje pa patentë shofer, 3 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 gjoba për drejtuesit e motoçikletave.

“Dy sanksione janë shqiptuar për kalimin në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, nëntë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat