Të dielën do të bëhet dezinsektim në Shkup

Shkupi

Të dielën do të bëhet dezinsektim në Shkup

Më: 9 maj 2025 Në ora: 19:34
Ilustrim

Sipas një njoftimi të marrë nga Qyteti i Shkupit – Sektori për Punë Komunale, Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup informon se më 11 maj 2025 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave.

Njoftimi:

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, e njëjta do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë”, thonë autoritetet.

Bletarët këshillohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat