Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

Shkupi

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

Më: 15 maj 2025 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Pak para orës 19:00 sonte, një person i panjohur telefonoi në SPB Shkup dhe tha se një bombë ishte vendosur në sallën “Jane Sandanski” në Shkup.

Në këtë sallë për sonte ishte planifikuar një koncert muzikor, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Menjëherë u morën masat e duhura dhe të pranishmit në sallë, të cilët po ndiqnin koncertin, u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Janë duke u zhvilluar kontrollet antiterroriste dhe pas përfundimit të tyre, nëse objekti është i sigurt, koncerti do të vazhdojë”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat