Shkup, parada e krenarisë do të mbahet më 18 qershor

Shkupi

Shkup, parada e krenarisë do të mbahet më 18 qershor

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Me moton „Ne do të qëndrojmë së bashku!“, më 21 qershor në Shkup do të mbahet Parada e Krenarisë, me fokus te uniteti, rezistenca dhe lufta për të drejtat e njeriut. Organizatorët njoftuan se kjo ngjarje do të jetë një protestë, jo një festë, për shkak të rritjes së gjuhës së urrejtjes, heshtjes institucionale dhe kthimit mbrapa të të drejtave të komunitetit LGBTI+.

Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 në Parkun „Grua luftëtare“, ndërsa marshimi do të nisë në orën 19:00 nga Kuvendi, me ndalje para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë.

-Ky slogan nuk është rastësor – ai përçon përvojën tonë të mbijetesës, por edhe vendosmërinë tonë, jo vetëm për të qëndruar, por për të qëndruar së bashku. Në kohë presionesh politike, gjuhë urrejtjeje, heshtje institucionale dhe padrejtësi globale, përgjigjja jonë është uniteti, solidariteti dhe kujdesi radikal. Protestojmë sepse duam të jetojmë në një shoqëri ku trupat, dashuria dhe identitetet nuk do të konsiderohen kërcënim, tha Lila Miliq, aktiviste për të drejtat e transgjinorëve.

Aktivisti Stefan Petrovski theksoi se parada e këtij viti nuk do të ketë program argëtues.

-Nuk kemi asgjë për të festuar. Nuk ka vend për performanca dhe shpërqendrim nga realiteti. Sidomos në kohën kur qeveria investon në katastrofë shoqërore, jo në kulturë. Marshimi ynë mbetet i zëshëm dhe i vendosur, sepse parada në vendin tonë nuk është festival, por protestë, tha ai.

Drejtuesja ekzekutive e Komitetit Helsink, Urania Pirovska, paralajmëroi se komunitetet margjinalizuara po përjashtohen gjithnjë e më shumë.

-Kemi shumë për të protestuar këtë vit. Bota, fatkeqësisht, në vend që të përmirësojë të drejtat e njeriut, po i shkatërron ato – dhe kjo reflektohet edhe në të gjitha proceset që ndodhin në vendin tonë, tha ajo.

„Skopje Pride“ po mbahet që nga viti 2019 dhe ka për qëllim të promovojë dukshmërinë, të drejtat dhe dinjitetin e komunitetit LGBTI+, si dhe të nxisë mbështetjen më të gjerë shoqërore dhe solidaritetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat