Përfshihet nga zjarri një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Shkupi

Përfshihet nga zjarri një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 21:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është përfshirë nga zjarri para pak minutash.

Nga pamjet e publikuara nga qytetarët nëpër rrjete sociale shihet tym i dendur dhe flakë që përhapen me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat