Në SPB-Shkup është raportuar se një automjet “Renault Clio”, në pronësi të M.G. (43) nga Shkupi, ka shpërthyer në zjarr në zonën e komunës së Aerodromit.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar një garazh, si dhe dy automjete të tjera:
Një “BMW” në pronësi të E.A. (45) dhe një “Toyota” në pronësi të S.S. (64), të gjithë nga Shkupi.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri u shua shpejt nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.