Në Çarshinë e Shkupit u vendos pllakë përkujtimore për urbanistin polak Adolf Ciborowski

Shkupi

Në Çarshinë e Shkupit u vendos pllakë përkujtimore për urbanistin polak Adolf Ciborowski

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 20:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është zbuluar një pllakë përkujtimore kushtuar urbanistit polak Adolf Ciborowski.

Për kontributin e tij në ruajtjen e kësaj zone historike pas tërmetit të vitit 1963.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se Ciborowski ishte ndër ekspertët ndërkombëtarë që mbështetën ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë të identitetit urban dhe kulturor të qytetit.

Sipas Mexhitit, vendosja e pllakës është një shprehje mirënjohjeje për rolin e urbanistit polak në mbrojtjen e trashëgimisë historike të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat