Pedagogu Hanxhari: Rrugët e zgjidhjes janë të qarta

Shqipëria

Pedagogu Hanxhari: Rrugët e zgjidhjes janë të qarta

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:26
Romeo Hanxhari

Pedagogu Romeo Hanxhari ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e lajmeve në syri.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Hanxhari është shprehur se rrugët për të zgjidhur këtë ngërç janë të qarta.

Ai kërkoi që qeveria të ketë vullnet që të japë zgjidhje.

‘Rrugët e zgjidhjes janë të qarta. Ne jemi aty dhe studentët janë aty.

Kërkesat tona dhe kërkesat e studentëve nuk kanë kundërshti me njëra tjetrën. Duhet vetëm vullneti qeverisës që të kuptojë dhe ti japë zgjidhje’, u shpreh Hanxhari.

‘Kërkojmë nga qeveria që të rishikohet në thelb ligji i Arsimit të Lartë. Duhet një projekt ligj i ri, që të bëhet me konsultime reale, e jo konsultime formale. Ne kërkojmë që ky ligj të dalë nga konsultimet të gjëra të universiteteve në të gjithë Shqipërinë.

Ne kërkojmë që qeveria të ketë më shumë guxim’, nënvizoi pedagogu Romeo Hanxhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat