Zgjodhën tokën në vend të emigrimit, fermerët: Duam subvencione - Bota Sot
Zgjodhën tokën në vend të emigrimit, fermerët: Duam subvencione

Shqipëria

Zgjodhën tokën në vend të emigrimit, fermerët: Duam subvencione

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:22
Foto Ilustrim

Englantini, Ani dhe Maringleni nuk janë larguar kurrë nga fshati Toshkëz në Lushnje. Ata janë 3 shokë, që kanë zgjedhur të mos emigrojnë, por të punojnë tokën në vendlindje, me gjithë pasiguritë që fermerët kanë shpesh në Myzeqe.

Prej 5 vitesh, Englantini kultivon domate dhe kastravecë në serrën e tij diellore. Edhe tani, Englantini po bëhet gati të mbjellë kastravecë.

Ndërsa në serrën tjetër, Maringleni me të shoqen vjelin domatet. Në tregje – thonë ata, – ka pak prodhim, ndaj janë të kënaqur me çmimin.

Ani Bila nuk ka mundësi për të ngritur një serrë, ndaj punon në tokat e miqve të tij.

“Provova emigracionin vetëm një herë dhe them se, më mirë punoj tokën këtu”, tha Ani Bila, banor i fshatit Toshkëz.

Të 3 këta bujq kanë vendosur të qëndrojnë. Çdo vit mbjellin dhe vjelin në një cikël që nuk ndryshon, përveç vështirësive që u krijojnë farërat pa cilësi, çmimi i pesticideve dhe mungesa e subvencioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...