Vrau gruan me armën e shërbimit, del para gjykatës gardisti

Shqipëria

Vrau gruan me armën e shërbimit, del para gjykatës gardisti

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Alekt Arapi dhe Ervilma Seferaj

Në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur seanca gjyqësore për gardistin Alekt Arapin, i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij me armën e shërbimit.

Prokurori i Besnik Muçi ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Si ndodhi ngjarja

Mëngjesin e 12 janarit, në lagjen Allias të Tiranës, 44 vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur efektivët e komisariatit katër të cilët e kanë ndaluar brenda banesës 44-vjeçarin. Ndërsa mësohet se ai nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin kur është ndërhyrë.

Çifti kishte dhe një fëmijë 3 vjeçar, e cila është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi.

Dyshimi i ngritur nga hetuesit është konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Medja mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në  dëshminë e dhënë në komisariat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat