Indianët mashtrues do votonin në Sauk

Shqipëria

Indianët mashtrues do votonin në Sauk

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:40
Foto

Në morinë e listave të votuesve për zgjedhjet vendore që mbahen në 30 qershor janë edhe emrat e dy biznesmenëve indiane Nitin dhe Cetankumar Sandesara.

Dy indianet që kanë nënshtetësi shqiptare akuzohen dhe kërkohen të ekstradohen nga autoritetet e vendit te tyre, për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve amerikane.

Në fillim të këtij viti Nitin Sandesara u shpall Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, një mandat që ju ndërprerë në mënyrë të menjëhershme nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nëse ju referohemi listave te zgjedhësve të Njësisë Administrative të Farkës, Nitini dhe Cetankumari kanë përkatësisht numrat 432 dhe 434.

Por numri 433 në listen e zgjedhjeve është bashkëshortja e një prej dy vëllezërve. Ajo quhet Diptiben Sandesara.

Ajo ka marrë nënshtetësinë dhe Pasaportën shqiptare në shtator të vitit 2018 disa muaj pas bashkëshortit të saj. I vëllai i saj u arrestua pak ditë më parë në aeroport ndërsa dyshohet se gruaja mundi të largohej nga Shqipëria.

Ndërtesa pas shpinës sime do të kthehet në Qendër Votimi me numër 2083 01. Ku presupozohej të votonin dy biznesmenët indiane me nënshtetësi shqiptare Nitin dhe Cetankumar Sandesara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat