Autorët e vrasjes së dy kushërinjve Jushi në Laç pasi kanë kryer krimin janë larguar me shpejtësi dhe kanë djegur makinën në Tiranë.
Gazeta Mapo siguron videon e djegies së makinës, së autorëve që kryen vrasjen e dyfishtë në Laç.
Në video dallohet momenti kur makina është në flakë, në zonën e Laprakës në Tiranë. Autori dyshohet se është fshehur në një banesë në Laprakë, aty ku dhe ka djegur makinën.
Për vrasjen e dy kushërinjve, Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç janë shpallur në kërkim tre persona, konkretisht Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M. Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pal Bushi, 28 vjeç.
Paraprakisht mendohet se vrasja e dyfishtë në Laç ka ndodhur pas një debati për gervishtjen e makinës.
Ndërkohë, Markel Bushi, rezulton person me precedentë të mëparshëm penale. Ai kërkohej për plagosje me armë dhe vjedhje me dhunë.