BBC: Shqipëria shkon në zgjedhje të tensionuara

Shqipëria

BBC: Shqipëria shkon në zgjedhje të tensionuara

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 08:19
Edi Rama

Edhe mediat e huaja janë duke vezhguar procesin e zgjedhjeve lokale në Shqiperi.

“Shqipëria po voton në zgjedhje si askush tjetër që prej rënies së komunizmit në vitin 1990”- shkruan nder te tjera BBC.

Kryeministri Edi Rama ka bërë fushatë për zgjedhjet lokale edhe pse kandidatët e Partisë Socialiste nuk kanë pothuasje asnjë kundërshtar.

Partia kryesore opozitare i ka bojkotuar zgjedhjet duke nxitur militantët e saj që të ruajnë qetësinë. Presidenti Ilir Meta ka lëshuar një dekret që i shtyn zgjedhjet por kryeministri Rama e ka refuzuar atë dhe ka nisur punën për shkarkimin e presidentit.

BBC shkruan se prej disa muajsh opozita ka zhvilluar protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat