E ka me Ramën? Bushati hedh fjalët thumbuese për lidershipin

Shqipëria

E ka me Ramën? Bushati hedh fjalët thumbuese për lidershipin

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:27
Edi Rama, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ditën e sotme ka publikuar në “Facebook” një shkrim për këngën e artistit të njohur shkodran, Vlashent Satës, “Me jetu”.

Bushati thotë se kjo mendje artistike “na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!”
Kujtojmë se Bushati u shkarkua nga pozicioni i tj si ministër madje Rama e hoqi atë edhe nga funksioni i të deleguarit të PS në Shkodër.

Pavarësisht se Bushati u shpreh pas shkarkimit se nuk ka pakënaqësi dhe do të vijojë të punojë, zërat në korridoret e PS flasin për një marrëdhënie jo fort të mirë mes tij dhe Ramës.

Postimi i Bushatit
ME JETU: Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në #Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ‘Za Fest’ që organizohet në #Theth, #Shkodër. Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ‘Me jetu’ shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë. Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij! Vlashent Suksese me ‘Za Fest’ këtë vit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat