Vrasja e Santiago Malkos, Teta telefonon nga burgu

Shqipëria

Vrasja e Santiago Malkos, Teta telefonon nga burgu

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Blendi Teta është i vetmi person i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko dhe dyshohet për moskallëzim të ngjarjes.

Policia e Tiranës e arrestoi 39-vjeçarin pak ditë pas ngjarjes, nën dyshimin se ai ka qenë në dijeni për vrasjen e ish-efektivit dhe nuk ka raportuar për ngjarjen

Dje qarkulloi edhe lajmi se Teta është kërcënuar në ambientet e burgut, por ai e ka mohuar këtë gjë. Ai ka thënë për report TV, se ndihet i sigurt në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa ka mohuar se ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka arsye pse të qëndrojë në burg.

“Në të vërtetë nuk jam kërcënuar nga asnjë person. Familjarët e mi dhe të gjithë Shqipëria e dinë se kush jam unë dhe sa lidhje kam unë me këtë ngjarje. Ndihem shumë i sigurt në burgun e Fushë-Krujës dhe nuk kam marrë asnjë kërcënim pas nuk kam lidhje me këtë ngjarje.

Unë nuk i njoh vrasësit e ngjarjes. Kam zbritur aty ku ka ndodhur ngjarja, kam marrë një taksi dhe kam ikur në shtëpi. Janë tabulatet e mija që kam qenë duke folur me familjarët e mijë. Nuk kam lidhje dhe nuk kam pasur lidhje fare me ngjarjen. Santiago Malkon nuk e kam njohur asnjëherë. Unë jam këtu me akuzën moskallëzim krimi, por unë nuk di çfarë krimi të tregojë ku nuk kam parë asnjë krim. Nuk ndihem i rrezikuar”, tha Teta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat