“Na jep një puthje se na nxive”! Krimet e rënda marrin në dorë dosjen e pedagogut që kërkoi favore seksuale

Shqipëria

“Na jep një puthje se na nxive”! Krimet e rënda marrin në dorë dosjen e pedagogut që kërkoi favore seksuale

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 06:32
Denis Himçi

Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen e profesorit të Universitetit të Elbasanit Denis Himçi, i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të notave.

Dosjen e pedagogut do ta marrë në dorë prokuroria e Krimeve të Rënda dhe do ta gjykojë Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se Denis Himçi u bë një emër i njohur menjëherë sapo në emisionin investigativ stop dolën përgjimet video të tij, teksa ai i kërkon favore seksuale studentes në këmbim të disa notave kaluese në provime.

Aktualisht Himçi ndodhet në qeli nën masën e burgut pa afat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat