Njeriu më i pasur i Shqipërisë, largohet nga vendi

Shqipëria

Njeriu më i pasur i Shqipërisë, largohet nga vendi

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:36
Njeriu më i pasur i Shqipërisë, largohet nga vendi

Sot në aeroportin Nënë Tereza, është fotografuar Samir Mane, duke udhëtuar jashtë Shqipërisë

Mëngjesin e së martës një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 41 viktima dhe disa qindra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Durrësit dhe Krujës, ndërsa zonat më të prekura nga tërmeti ishte qyteti bregdetar dhe Thumana.

Ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në 40 vitet e fundit, madje ka shkaktuar më shumë viktima se ai i 15 prillit 1979 që goditi Shkodrën.

Për përballimin e situatës tragjike të krijuar, në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur shumë ekipe shpëtimi, sikundër mijëra qytetarë janë solidarizuar duke dhënë ndihma, veshje dhe ushqime, për familjet e prekura.

Po kështu nga vende të ndryshme ka pasur një gadishmëri për të ndihmuar Shqipërinë, duke nisur automjete me ndihma, ndërkohë që diaspora ka ndërmarrë nismën e mbledhjes së të ardhurave për të ndihmuar familjet që kanë mbetur të pastreha.

Nismës së qytetarëve i janë bashkuar edhe shumë biznese, ndërkohë që shumë prej atyre që konsiderohen oligarkë kanë zgjedhur të dërgojnë disa batanije, apo ndihma modeste, po të kihet parasysh fuqia e tyre financiare apo fondet që kanë përfituar, përfshi këtu edhe pronat që kanë marrë me koncension.

Një prej biznesmenëve është edhe Samir Mane, që përmes një prej kompanive të tij, shpërndau batanije për të prekurit nga tërmeti, ndërsa premtoi edhe ndihma të tjera.

Ndërkohë sot Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, për të mos çuar më ndihma në veshje dhe ushqime, pasi nuk kanë më vend magazinat dhe do të ishte gjynah që këto ushqime të hidheshin apo të skadonin.

Rama kërkoi që gjithsecili të jepte ndihmë monetare, sipas mundësive të tyre.

Ndoshta edhe rastësisht, sot në aeroportin Nënë Tereza, është fotografuar Samir Mane, duke udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Nuk dihet nëse ky ka qenë një udhëtim i programuar, apo largimi i Manes ka lidhje me frikën nga lëkundjet e tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat