Në Laç, lagje e re për banorët e prekur nga tërmeti. Ministri Lleshaj shpjegon programin e strehimit: Në Tiranë mund të…

Shqipëria

Në Laç, lagje e re për banorët e prekur nga tërmeti. Ministri Lleshaj shpjegon programin e strehimit: Në Tiranë mund të…

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:49
Pamje nga video

Në Laç do të ndërtohet një lagje e re në të cilën do të sistemohen të gjithë ata banorë, të cilat janë prekur rëndë nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas inspektimeve në Fushë Mamurras, i pyetur nga mediat u shpreh se “akoma nuk është përcaktuar se ku, por ajo që është përcaktuar është që do të kemi një lagje të re në Laç, në të cilën do të sistemojmë të gjithë ata banorë, të cilat janë prekur rëndë nga dëmtimet.

Ndërkohë sot jam këtu në Fushë Mamurras për të parë edhe se çka ndodhur, për të parë problemet këtu në Fushë Mamurras. Është faza e dytë e angazhimit tonë, sepse faza e parë ka qenë për tu marrë me pallatet kryesisht, ku ishte rreziku edhe më akut.

Shoh që edhe këtu ka dëmtime, kryesisht shtëpitë e vjetra, janë ato që janë dëmtuar më shumë. Janë marrë masa, do vijojmë prap për të marrë masa që t’u vijmë në ndihmë banorëve, kryesisht përmes çadrave të përshtatshme për të kaluar këtë periudhë.

Ndërkohë që të njëjtën përpjekje do bëjmë edhe për strehimin e tyre. Pra, programi i strehimit do të jetë i tëri jo vetëm për qytetin, por edhe për zonat rurale.

Pyetje: Shumë banorë ndoshta nga frika për të qëndruar në shtëpitë e tyre, të paktën me sa bisedova në Laç, kërkonin që ndoshta pse jo shtëpia e tyre e re të ishte në Tiranë, një vendosje deri në një moment të caktuar, deri kur të kenë një shtëpi komode në zonën e tyre. A do të mundet të realizohet diçka e tillë?

Ministri Lleshaj: Aktualisht një pjesë e madhe e qytetarëve janë të strehuar në hotele ose në çadra, ata që për shkak të ekonomisë bujqësore, nuk largohen dot nga shtëpia. Sigurisht që së shpejti do të kalojmë në një fazë të dytë, e cila do të nënkuptojë kalimin e atyre që janë në hotele në apartamente me qira.

Kështu që ne do të kemi një program shumë shpejt për të strehuar në apartamente me qera kudo që qytetarët ta gjejnë të përshtatshme, ata qytetarë, të cilët nuk kanë mundësi aktualisht të banojnë në shtëpitë e tyre.

Pra, mund të shkojnë në Tiranë, mund të shkojnë, mund të shkojnë në Krujë, në Durrës, kudo që të jetë e përshtatshme për ta. Ky program do të lançohet shumë shpejt.

Pyetje: Që ditën e parë që ka rënë tërmeti, kemi qenë në terren, ju me punën tuaj, unë me punën time. Unë ndiej njëlloj qetësimi te qytetarët, te banorët, kudo që kam qenë në Durrës, Laç apo këtu ku ndodhemi tani. Ju a e ndieni?

Ministri Lleshaj: E ndiej njëfarë qetësimi nëqoftëse flasim në kuptimin e përgjithshëm, megjithatë ka raste të veçanta, të cilat të bëjnë prap të jesh i shqetësuar. Unë sapo kam takuar një familje këtu në Fushë Mamurras, një grua të re, me tre fëmijë të vegjël… Pra, ka edhe raste të veçanta të cilat na bëjnë ende të jemi mjaf të shqetësuar.

Ndërkohë që kjo e madhja po merr dalëngadalë, po shkon drejt njëfarë stabilizimi për kushtet ku jemi, por mbeten rastet e veçanta, të cilat janë prapë po aq të mëdha sa e tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat