Zjarri në fabrikën e dyshekëve në Kavajë, s’është hera e parë që digjet - Bota Sot
Zjarri në fabrikën e dyshekëve në Kavajë, s’është hera e parë që digjet

Shqipëria

Zjarri në fabrikën e dyshekëve në Kavajë, s’është hera e parë që digjet

Më: 16 janar 2020 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një fabrikë dyshekësh u përfshi nga flakët në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, diku rreth orës 19:10.

Fabrika ndodhet në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit. Burime për Top Channel bëjnë me dijeni  se kjo nuk është hera e parë që fabrika përfshihet nga flakët.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat