Familja në rrezik! Kur shtëpia s’të mbron nga asgjë… - Bota Sot
Familja në rrezik! Kur shtëpia s’të mbron nga asgjë…

Shqipëria

Familja në rrezik! Kur shtëpia s’të mbron nga asgjë…

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:22
Mark Malci

Mark Malci së bashku me bashkëshorten e tij, Lulen jetojnë prej shumë vitesh në një barake në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Pa kushte minimale për të jetuar, Marku 83-vjeçar tregon se sa të vështirë e ka të qëndrojë në një strehë që mund të bjerë nga momenti në moment. Paratë nga pensioni i tij janë të vetmet të ardhura të kësaj familjeje që nuk u dalin as për të blerë ilaçet e dy të moshuarve.

Lula, e zonja e kësaj shtëpie tregon se nuk ka patur asnjëherë as lavatriçe e as frigorifer. Sa herë që bie shi, i gjithë uji i përroit që rrjedh pranë banesës së tyre futet brenda. Tërmeti i 26 nëntorit gjithashtu u dha një goditje mjaft të madhe.

Nën mëshirën e natyrës dhe pa ndihmë të moshuarit kërkojnë që të paktën  dikush t’u shtrijë dorën për ndihmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat