Artan Fuga: Ju zuri koronavirusi? Sepse shkoni të...

Shqipëria

Artan Fuga: Ju zuri koronavirusi? Sepse shkoni të...

Më: 27 mars 2020 Në ora: 16:44
Artan Fuga

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar situatën e rëndë që po kalon edhe Shqipëria nga koronavirusi.

Fuga shkruan se duket sikur fajin për COVID-19 e kanë qytetarët.

“Kush sëmuret fajet i ka vet  :)

Mirë o mirë, por mos na thoni në atë mënyre që shiko qendroni në shtëpi, se kush nuk qendron në shtëpi, se...

Duket sikur fajin për covidin19 e kanë qytetarët.

Si fajësojnë të sëmurin në familje:

Me diabet??? Të thashë o i uruar se sa shumë sheqerpare haje!

Me kolesterol??? Haje zorrë qingji shoqëruar me raki! Shiko çfarë i bëre vetes dhe neve tani!

Me bajame??? E po sigurisht pi ujë të ftohtë i djersitur!

Te ka zënë reumatizma? Epo gjithë ditën rri në cimento ulur duke luajtur shah me Xonin! Na tani!

Ke majasëll??? Epo me gjithë atë salcë pikante që ha!

Vdiq??? E mo se kishte kohë që vuante nga zemra dhe nuk shkonte te doktori!!!

Ju zuri covidi? Sepse shkoni të bleni bukë, prandaj: Rri ore në shtëpi”, shkruan Artan Fuga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat