“Ikim ne, vini ju” Lubonja hedh dyshime për pakt të fshehtë mes qeverisë e opozitës

Shqipëria

“Ikim ne, vini ju” Lubonja hedh dyshime për pakt të fshehtë mes qeverisë e opozitës

Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:59
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore.

Ai tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në, atë që e quajti problemin kryesor, manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Lubonja foli edhe për një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë cik më të mirë është ok, por të mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm për të cilin ne kemi nevojë.

Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të clirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë. Pastaj ekziston edhe mundësia që të ketë një narrëveshje maxhorancë-opozitë, e tipit që ikim ne dhe pastaj vini ju…”,- tha Lubonja.

Sa për propozimin e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila ka propozuar për Shqipërinë një sistem të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.

“Po, nga ky propozim krijohet një mundësi më e madhe që të lindë dicka që nuk është nën komandën e bandave dhe kryetarëve të partive por është shumë pak të kesh zgjedhje të lira dhe të pa nëpërkëmbura në Shqipëri”,- tha Lubonja.

Lubonja ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.

Lubonja shprehet se opozita duhet ta kishte mbrojtur më mirë marrëveshjen për Teatrin Kombëtar edhe pse nuk mund të nxirrte ushtrinë.

Sipas tij, opozita mund të përdorte edhe argumente tek ndërkombëtarët për t’i bindur kundër Ramës dhe shembjes së Teatrit.

Lubonja: Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj, si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri.

Opozita jonë për fat të keq është një opozitë që më së shumti pret të shpëtojë Shqipëria nga të huajt që të marrë mbështetjen e amerikanëve. Kur të lodhen me këtë sheikun që të sjellin një tjetër. Sjell shembullin e Vietnamin e Jugut kur rrëzuan një autokrat vetëm kur dolën murgjit budistë edhe u dogjën në protesta.

Atëherë thanë që na diskredituan, dhe vunë një tjetër. Një opozitë që pret që ta çlirojë vendin SHBA duhet vendosur në pikëpyetje. Opozita duhet ta mbronte më mirë Teatrin. Nuk po them të organizonte ushtrinë. Rama po na çon në luftë civile. Por gjithsesi opozita duhet të ishte më e vendosur për të mbajtur fjalët e dhëna. Nëse është në interes të popullit shqiptar, opozita duhet të dilte kundër ambasadës së SHBA, kur është gabim, me argumente, për të treguar se çfarë po mbështesin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat